Ashtu siç ka informuar më parë albinfo.ch, grupi i inxhinierëve shqiptaro-amerikanë, pjesëtarë të Shoqatës së arkitektëve që kanë mbërritur në Shqipëri për t’iu bashkuar punës së gjithanshme për vlerësimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit dhe kthimin e qyteteve më të dëmtuara në jetën normale janë:
Inxhinierët Sokol Huta, Kreshnik Zalli, Malivin Ndoci, Ediant Martinaj, Ilir Dulaj dhe Delin Bixha.
Këshilltari i Bashkisë së Nju-Jorkut, Mark Gjonaj dhe zv.shefja e stafit, Vera Mjeku, mbështetën këtë nismë të inxhinierëve dhe bashkërenduan veprimtarinë me pushtetin vendor.