Kosova prapë është radhitur ndër të fundit në testin ndërkombëtar PISA 2018.
Sipas rezultateve të OECD që i ka siguruar “Koha Ditore” në lexim, matematike dhe shkencë Kosova radhitet në vendin e 3 nga fundi.
Kosova ka lënë mbrapa vetëm Republikën Domenikane dhe Filipinet.
Kosova është në vendin e 76-të nga gjithsej 78 vendet pjesëmarrëse, derisa Shqipëria ndodhet në vendin e 62-të.
Vendin e parë e mban Estonia, e pasuar nga Kanada dhe Finlanda.
Në orën 11:00 ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, pritet t’i shpallë rezultatet e PISA-s në një konferencë për media.