Galatasaray e kishte kërkuar me ngulm disa vjet më parë Xherdan Shaqirin, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Mirëpo, futbollisti kosovar kishte preferuar të transferohej në klube të tjera.
Megjithatë, gjiganti turk nuk është dorëzuar ende për transferimin e përfaqësuesit zviceran.
Shaqiri aktualisht është i pakënaqur me situatën e tij në Liverpool, ku ka përfunduar në bankinë qe një vit.
Prandaj, mesfushori kosovar mund të largohet nga “Anfield Road” gjatë afatit kalimtar të janarit.
Dhe, klubi nga Stambolli është i gatshëm ta bëjë një ofertë të kënaqshme për “Reds” që t’ia shesin futbollistin anësor.
Sipas mediave turke, kontaktet në mes të klubeve nuk kanë nisur ende, por ato mund të fillojnë në javët në vazhdim, pak para fillimit të afatit kalimtar të janarit.
Për Shaqirin po ashtu flitet se mund të rikthehet në futbollin italian, ku kishte luajtur për Interin.