Nga tërmeti i ndodhur në Shqipëri shumë shtete ndihmuan, por duhet veçuar solidaritetin e disa shteteve dhe reagimin e disa ekipeve.
Kështu, shumë ekipe të SERIE A në Itali kanë dhënë mesazhe që kanë treguar solidaritet me popullin shqiptar pas tërmetit të 26 nëntorit.
Pas ekipeve, si Milani, Interi, Roma, një mesazh i tillë ka ardhur edhe në stadiumin “Luigi Ferraris” në Genoa.
Gjatë ndeshjes Genoa-Torino, tifozët kanë shfaqur pankarta që shkruante:
“Pranë popullit shqiptar”.
Po ashtu, një të tillë ishte shfaqur edhe në takimin në ndeshjen Crotone-Cittadella në SERIE B.
Nga ana tjetër, slogani i shpalosur nga ultrasit e Lecce ishte “Forca, Shqipëri”, përcjell albinfo.ch.


