Sipas zëdhënësit Tedi Blushi, Meta ka vendosur që mbledhja të zhvillohet nesër, por ende nuk është vendosur ora e takimit.
“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Sh.T. Z. Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës“, shkruan Blushi.
Kujtojmë se ndër zyrtarët më të lartë, në këtë mbledhje janë të pranishëm dhe kryeministri e kreu i opozitës. Mbetet për t’u parë nëse Rama do të vijë në mbledhje, duke pasur parasysh dhe thirrjet që ka drejtuar në adresë të Lulzim Bashës për të qenë pjesë e tavolinave të diskutimit mbi menaxhimin e pasoja shkatërruese të tërmetit, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.