Një gjest i tillë na bën ta kuptojmë se çfarë dashurie e pastër kultivohet edhe nga gjeneratat e reja karshi Shqipërisë.
Komunat e Kosovës qe tri ditë kanë filluar mobilizimin e tyre për t’u ndihmuar personave të prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Në komunën e Malishevës një vogëlush ka dhuruar lodrën e tij për fëmijët në Shqipëri.
Ai me këtë gjest të ëmbël, pa dyshim që do t’i gëzojë bashkëmoshatarët e tij, përcjell albinfo.ch.