Është bërë e ditur se së fundi janë nxirrur trupat e pajetë të dy personave në Durrës.
Bëhet fjalë për shtetasit Dolores dhe Klaus Reçi, nënë e bir.
Më herët u nxorën trupat e pajetë të vajzës dhe babait, Kristi e Eduard Reçit.
Në këtë pallat ka humbur jetën Diena Meçaj, 30 vjeç dhe vajza e saj e vogël 8-vjeçare.
Ndërkohë vijojnë kërkimet për të gjetur trupin e pajetë të 30-vjeçares Roza Meçaj.
Deri më tani janë raportuar se janë gjetur trupat e 34 viktimave, ndërsa kërkimet vijojnë akoma, përcjell albinfo.ch.