Qytetarët e Kosovës janë organizuar që të ofrojnë shtëpitë e tyre për vëllezërit nga Shqipëria.
Kjo ka ndodhur përmes shumë grupeve në rrjetin social, duke njoftuar njëri-tjetrin për lokacionet, përcjell albinfo.ch.
Ndër ta është edhe ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka njoftuar pas tragjedisë në Shqipëri se ka lëshuar banesën e tij në Prishtinë për strehim.
“Durrsakët e kishin strehuar familjen time gjatë luftës. Jemi një”, ka shkruar Nitaj.
https://www.facebook.com/muharrem.nitaj/posts/10221205459790946