Pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Shqipërinë, reagoi edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora.
Në një postim në rrjetin social “Instagram”, ajo shkruan: “Lutuni për Shqipërinë”, duke shprehur kështu mbështetjen për shqiptarët. “Zemra ime shkon për të gjithë të prekurit nga tërmeti”, shtoi ajo, përcjell albinfo.ch.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka shkruar për shqiptarët e Shqipërisë që u goditën nga tërmeti mëngjesin e sotëm.
Përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, Dua ka thënë se është prekur shumë nga lajmet e rënda.
“Zemra ime dhe lutjet e mija janë me njerëzit e Shqipërisë. Ju dërgoj gjithë dashurinë time gjatë këtyre kohëve të rënda”, ka shkruar Dua në postimin e saj.