Nga tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë, raportohet se numri i viktimave ka arritur në 15 dhe qindra të tjerë të lënduar.
Forcat e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet e vështira për të shpëtuar banorët e ngujuar në gërmadha, raportojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Nga spitali i traumës ka folur ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu e cila ka bërë edhe një bilanc të rasteve të paraqitura nëpër spitale.
Mbetemi në gatishmëri maksimale në të gjitha spitalet. Është bërë një punë e jashtëzakonshme nga të gjithë për të përballuar këtë situatë aspak të lehtë për ne.
Janë më shumë se 600 të lënduar që janë paraqitur në spital.
Spitali i Traumës
Është 38 është numri i të lënduarve që ndodhen ende në spital ku 9 janë rastet më të rënda dhe janë në observim. Janë mjekët që do të flasin më shumë.
Spitali Durrës
25 të lënduar në reparte.