Është një luftëtar i madh në fushë. Jorastësisht është kapiten i Paderbornit. Klaus Gjasula është titullar i padiskutueshëm në skuadrën gjermane që në këtë edicion ka hyrë në Bundesliga.
Paderborni bëri një ndeshje të madhe ndaj Dortmundit, por edhe pse ishte duke udhëhequr 0:3, në fund ‘Milionerët’ barazuan në 3:3, duke ndarë pikët, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, Gjasula ka bërë një ndeshje të madhe. Ai vrapoi 13.66 kilometra. Askush nuk bëri më mirë sesa mesfushori kuqezi, i cili la pas shokun e tij të skuadrës, Mamba, i cili përshkoi 12.31 kilometra.
Në vendin e tretë renditej Marco Reus, me 12.12 kilometra në fushën e lojës.
Gjasula mori vlerësime maksimale për këtë ndeshje dhe foton e tij e postoi faqja e njohur në rrjetet sociale 433. Megjithatë, Paderborni vazhdon të renditet në vendin e fundit të kampionatit gjerman.