Ky forum vjetor që bashkon rreth 200 liderë të rinj, orientohet drejt veprimit dhe shoqërisë aktive nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, të cilët do të angazhohen në diskutime me politikëbërësit aktualë dhe drejtuesit rajonalë për tema dhe sfida të dukshme.
Kjo konferencë organizohet nga Lëvizja Evropiane në Serbi – dega lokale Novi Sad dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike.
Duhet theksuar se në panelin kryesor me të ftuar presidentin serb Aleksander Vuçiç, presidentin e Sllovenisë Barut Pahor dhe Stevo Pendoravski, president i Maqedonisë së Veriut, në një tryezë me ta ishte edhe Aulonë Memeti nga Kosova.
Ky diskutim ishte tejet i tensionuar, madje Memeti në shenjë proteste për shkak të mungesës së përkthimit stimultan në gjuhën shqipe, hapi fjalën, duke iu drejtuar të pranishme në shqip.
Ajo foli për rëndësinë e ndryshimit të narrativës, pranimin e së vërtetës dhe kërkimfaljen, si kusht themelor për të vazhduar tutje.
“Përshëndetje të gjithëve, veçanërisht pjesëmarrësve shqipfolës. Tek sa po hyja në sallë për të filluar diskutimin në këtë panel, u njoftova që nuk ka përkthim në gjuhën shqipe dhe m’u kërkua që (vetëm unë) të flas anglisht dhe jo shqip. Meqë e konsidideroj të rëndësishme që politikanët prezentë të dëgjojnë çfarë kam/kemi për të thënë, nga ky moment do të vazhdoj diskutimin në anglisht.
Ne ende jetojmë në narrativën e para 30 vjetëve. Për me e ndryshu narrativën duhet me e ndryshu tregimin, e tregimi ndryshohet atëherë kur ndërmerrët diçka për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Andaj, duhet të pyesim vetën: a kemi bërë diçka për të ndryshu rrjedhen e ngjarjeve?”, tha ndër të tjera Memeti, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, fjalimi i Aulonës nervozoi presidentin serb, i cili theksoi se “ne kemi atdhe këtu për të folur për të ardhmen, e nëse vetë po dëshironi të flisni për të kaluarën, një gjë ta keni të qartë se kurrë nuk do të pajtohemi”.
