Hekurudhat Federale Zvicerane, së bashku me Deutsche Bahn (DB), hekurudhat shtetërore franceze SNCF dhe homologun italian Trenitalia po ofrojnë shërbime shtesë ndërkombëtare hekurudhore për të përmbushur kërkesat e rritura.
Gjithashtu, Hekurudhat Federale Zvicerane dhe Austriake (ÖBB) planifikojnë të zhvillojnë më tej shërbimet e trenave të natës midis Zvicrës dhe Austrisë, përcjell tutje albinfo.ch.
Në Cyrih të shtunën kompanitë hekurudhore prezantuan trenat e rinj, përfshirë ICE 4, një tren gjerman me shpejtësi të lartë me shërbim nga Cyrihu dhe Chur, dhe WLAN falas, duke filluar muajin e ardhshëm.
Flota e re ka 20% më shumë kapacitet se trenat e mëparshëm, të cilët ishin të vjetër rreth 30 vjet.Gjithashtu duke filluar nga muaji i ardhshëm, TGV Lyria Franceze do të operojë 15 trena dykatësh nga Cyrihu, Lausanne dhe Gjeneva për në Paris – duke zëvendësuar trenat aktualë.
Orari i punës gjithashtu do të zgjerohet. Këto lëvizje do të rrisin kapacitetin ditor nga 4500 në 18,000 vende. Udhëtimi me tren gjithashtu pritet të bëhet më i lirë.