Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” për kantonin e Cyrihut ju fton të merrni pjesë në festën kushtuar 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë festë do të paraqiten me recitime, këngë e valle nxënësit e shkollës shqipe, derisa nuk do të mungojnë as këngët dhe vallet tona shqiptare.
Festa mbahet ditën e diel, më 8 dhjetor 2019, në ora 13:30, në Restorant Glatthof – Schaffauserstrasse 126, 8152 Glattbrugg.
