Granit Xhaka ishte në qendër të vëmendjes, për shkak të gjestit ndaj tifozëve të Arsenalit.
Që nga ai moment ai nuk ka luajtur asnjë minutë për skuadrën londineze. Fillimisht u mendua se Xhaka do të largohet në janar, megjithatë kjo mund të ndërrojë, përcjell albinfo.ch.
“Ai po rikthehet më i mirë. Mendjen e ka më të qetë. Synimi im është që ai të kthehet dhe të na ndihmojë dhe t’i bindë të gjithë se do të jetë më i mirë për ne. Ai po ndihet mirë dhe ekipi i tij është Arsenali. Ai dëshiron të kthehet me vetëbesimin e përkrahësve”, deklaroi trajneri i Arsenalit, Unai Emery.
Por, edhe Xhaka është shprehur i gatshëm të qëndrojë në Londër. “E kam të qartë idenë se si duhet të vazhdojë situata, dhe Arsenali e di këtë. Ende kam një kontratë me ta dhe do të isha i lumtur nëse rikthehem në klub. Kështu, mund të zgjidhim problemet. Do të ketë patjetër një zgjidhje, pasi nuk mund ta pranoj atë që ka ndodhur me mua”, u shpreh Xhaka.