Policia ka zbuluar dy shuma të tjera parash të grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit më 9 prill 2019.
“BalkanWeb” mëson se policia i ka gjetur shumën prej 5 mijë eurosh shtetasit Elton Pikli.
Ndërkohë, një shumë tjetër i është gjetur babait të Renaldo Sulës, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të bërë analizën e ADN-së për Elton Piklin dhe Oltian Veselin.