Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë yje shqiptarë që në këtë afat kalimtar pritet të ndërrojnë mjedis.
Xherdan Shaqiri nuk po kalon momente të mira në Liverpool dhe për këtë arsye pritet të huazohet në Arsenal, përcjell albinfo.ch.
28-vjeçari nga Gjilani i ka bërë vetëm katër paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat deri tani këtë sezon.
Për shkak se nuk po ka hapësirë, Shaqiri mund t’i bashkohet skuadrës londineze, ku do të kishte më shumë minuta në fushë.
Ndërkohë, nga Arsenali pritet të largohet Granit Xhaka, të cilit i është marrë shiriti i kapitenit.
Sipas mediave britanike, mesfushori shqiptar pritet t’i bashkohet Milanit.