Komuniteti i investitorëve dhe përfaqësues të opozitës raportojnë disa probleme, që përbëjnë pengesë në terheqjen e kapitalit të huaj, si korrupsioni, taksat e larta, siguria ligjore, ndryshimet e shpeshta të ligjit fiskal, problemet me pronën etj, ndërsa qeveria angazhohet për përimirësimin e klimës së biznesit përmes forcimit të institucioneve dhe kuadrit ligjor.
Investimet janë një burim i rëndësishëm i fluksit të parasë dhe të kapitalit në ekonomi . Por megjithë përpjeket e qeverive të ndryshme për tërheqjen e kapialit të huaj Shqipëria mbetet e fundit në rajon.
Përfaqësues të investitorëeve të huaj raportojnë barriera të shumta, në ushtrimin e aktivitetit të tyre. Zyrtarët thonë se investimet e huaja direkte kanë një trend në rritje, dhe kapën një shifër mbi 1 miliard euro në vitin 2018, që sipas opozitës nuk tregon realitetin.
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/770411383472380/?t=272