Edhe pse mbrëmë Kosova pësoi humbje 0-4 nga Anglia, duke i mbyllur kualifikueset për Kampionatin Evropian 2020, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë e ka përgëzuar kombëtaren kosovare për paraqitjet e saja.
Postimi i plotë i ambasadës së Britanisë:
Urime Angli për fitoren e sotme.
Dhe, urime Kosovës për shpirtin luftarak që treguan.
Çfarë udhëtimi i shkëlqyeshëm për këtë ekip të Kosovës në kualifikimet e Euro 2020.