Po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës supersfida mes Kosovës dhe Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e Europianit. Një përballje e “Dardanëve” të Berndard Shaland, të cilët do të kërkojnë një triumf përballë “3 luanëve”.
Kur u këndua himni i kombëtares angleze, tifozët e Kosovës mbajtën flamuj e Anglisë, duke bërë një gjest të mrekullueshëm ndaj mysafirëve, shkruan albinfo.ch.
Kujtojmë se skuadra e Anglisë ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës në minutën 32, nga Harry Winks. /Albinfo.ch.