Skuadra e Anglisë ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Goli është shënuar në minuten e 32-të, nga Harry Winks, shkruan albinfo.ch.
Ndeshje kjo e fundit për kualifikimet e kampionatit evropian “EURO 2020”.
Vlen të theksohet se anglezët kanë siguruar kualifikimin, kurse kosovarët pas humbjes nga Çekia, ëndrrën e kualifikimit në Evropian do të kërkojnë përmes Ligës së Kombeve.