Është kompania e veshjeve të Kosovës, Fourteen, e cila ka zbuluar se Dardanët do të luajnë me fanellën e kaltër, me shenja të zeza dhe vija të verdha.
“Ju luftuat, vuajtët dhe u gëzuat, duke mos u dorëzuar kurrë!”, shkruan në njoftimin e faqen Fourteen, ku zbulohen fanellat me të cilat do të luajë Kosova.
Këto fanella Kosova i pati edhe në takimin e parë ndaj ‘Tre Luanëve’ në St’Marys të Southamptonit, ku u mposhtën 5-3.
