Në njoftim thuhet se një aeroplan i kompanisë “Korean Air” është ndeshur me një aeroplan të kompanisë “Air Namibia” të shtunën në mbrëmje, pak minuta pasi janë lëshuar në tokë.
Byroja Federale për hetimin e Aksidenteve Ajrore njoftoi të dielën se asnjë person nuk është lënduar dhe se nuk dihet ende saktësisht çfarë dëmi u është shkaktuar aeroplanëve nga kjo përplasje. Autoritetet janë duke punuar për zbulimin e shkaktarit të aksidentit.
Agjencia koreane e lajmeve Yonhap raportoi se udhëtarët e aeroplanit të kompanisë “Korean Air” nuk janë lënduar, sepse aeroplani tjetër ishte duke lëvizur me shpejtësi të vogël.
Kjo agjenci raportoi se në këtë aksident janë dëmtuar krahët e aeroplanëve, shkruan “Associated Press”, transmeton GE, përcjell albinfo.ch.