Është bërë e ditur se Arti Lokaj është kosovari i talentuar në aktrim i cili ka arritur të nënshkruajë kontratë me një ndër agjencit më të mirënjohura amerikane në Nju Jork të SHBA-ve që i dedikohet fëmijëve dhe i ndihmon ata të nisin karrierën e tyre.
Kjo agjenci quhet “Jordan, Gill and Dornbaum”, me seli në Nju-Jork dhe është ndër agjencitë më të vjetra që i dedikohet fëmijëve dhe u ndihmon atyre të nisin karrierën.
Vlen të ceket se shumë artistë të mirënjohur sot në SHBA, kanë qenë pjesë e saj dhe më vonë janë bërë emra të njohur botërisht, si Natalie Portman, Selma Blair, Corbin Bleu, Michael Angarano, Tyler James Williams, Ashley Tisdal, etj.
Për Artin, vetë faqja zyrtare e agjencisë amerikane shkruan: “Urime studentit, Arti Lokaj, i cili së fundmi ka nënshkruar marrëveshje me agjencinë tonë”. /Albinfo.ch.
