Skip to content

Nga sot, të detyrueshme pajisjet dimërore për të gjithë shoferët

Nga sot të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të përgatiten për sezonin dimëror, i cili zgjat deri më 15 mars. Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit e mjeteve duhet t’i kenë me vete pajisjet dimërore. Policia e Kosovës ka apeluar që shoferët të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni. “Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë […]

Nga sot të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të përgatiten për sezonin dimëror, i cili zgjat deri më 15 mars.

Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit e mjeteve duhet t’i kenë me vete pajisjet dimërore.

Policia e Kosovës ka apeluar që shoferët të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni.

“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, sipas profesorit universitar, Sylë Tahirsylaj, reshjet e para të borës me intensitet të ulët pritet të bien gjatë javës së ardhshme.