Kapiteni i aeroplanit qeveritar pasditen e sotme në kontrollin për fluturime në Aeroportin e Shkupit ka lajmëruar situatë për urgjencë për shkak të rrotës dhe pas procedurave të sigurisë ka aderuar në aeroport, informojnë për MIA, nga kontrolli i fluturimeve M-NAV.
Aeroplani qeveritar ka qenë vetëm me ekipin e fluturimit, pa udhëtarë, ndërsa ka fluturuar nga Selaniku për në Shkup.
“Kapiteni ka njoftuar se nuk ka indikacione se rrota e aeroplanit nuk është e mbyllur, me çka ka lajmëruar situatë për urgjencë dhe ka kërkuar nga kontrollorët nga Kulla e kontrollit në Aeroportin e Shkupit, të kryejë një zbritje të ulët me qëllim të kontrollit vizual për rrotat e mbyllura. Pas këtij fluturimi kontrollorët e kanë informuar pilotin se rrotat janë mbyllur, me çka piloti ka sjellë vendim të aderojë dhe për pak kohë ka aderuar”, deklaroi për MIA Nikollçe Tasevski, njëri prej drejtorëve të M-NAV.
Nga Qeveria paralajmëruan se pasdite do të dërgojnë qëndrim zyrtar për incidentin, shkruan in7.tv, përcjell albinfo.ch.