Është bërë e ditur se Fabian Delph për shkak të lëndimeve, nuk do të luaj në ndeshjen me Kosovën.
Thuhet se mesfushori anglez është grumbulluar nga ‘Tre Luanët’ i lënduar, por që kishte shpresuar se do të rikuperohej për dy ndeshjet e radhës të eliminatoreve për ‘Euro 2020’, transmeton Zëri.
Tani është konfirmuar se Delph nuk mund të luajë dhe se rikuperimin do ta vazhdojë te klubi i tij.
Po ashtu, ende nuk është caktuar zëvendësuesi i tij në kohën kur Anglia po përgatitet për ndeshjen e së enjtes ndaj Malit të Zi dhe ndeshjen e së dielës ndaj Kosovës, përcjell albinfo.ch.
