Tashmë kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në ndeshjet që Kombëtarja e Kosovës në futboll i zhvillon kundër Çekisë dhe Anglisë.
Fillimisht “Dardanët” ndeshen me çekët më 14 nëntor në Plzen, para përballjes me Anglinë në “Fadil Vokrri”, tri ditë më vonë.
“Dardanët” janë tepër optimistë para dy ndeshjeve, derisa edhe tifozët po tregojnë maturi dhe klas të vërtetë, sidomos për ndeshjen kundër “Tre Luanëve”.
Gjatë ditës ka filluar të qarkullojë një mesazh në një transparet, ku u urohet mirëseardhje anglezëve, në të cilën shkruhet “Mirësevini vëllezër”, shkruan arbresh.info, përcjell albinfo.ch.
E tani një faqe në Twitter që publikon lajme të Kombëtares angleze ka reaguar, duke ripostuar foton me shkrimin:
“Gjest absolutisht mahnitëse nga populli i Kosovës. Mezi presim të kemi eksperiencë ndaj këtij populli”.
An absolute superb touch from the people of Kosovo. Sooo looking forward to experiencing this nation. 🇽🇰🤝🏴 https://t.co/WRV3hB1kWD