Sipas Krasniqit, në rast se ky vendim mbetet përfundimtar, koalicioni NISMA-AKR-PD do të sigurojë gjashtë ulëse në Kuvend të Kosovës.
Këta do të jenë: Fatmir Limaj, Behxhet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi Krasniqi, Albulena Balaj Halimaj.
Derisa i njëjti thotë se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë tre deputetë më pak, LDK një deputet më pak. Nga një deputet më pak do ta kenë edhe PDK e koalicioni AAK-PSD, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Shkrimi i plotë:
Nëse vendimi i PZAP-it mbetet përfundimtar dhe rinumërimi i 1472 vendvotimeve nuk sjell ndonjë ndryshim në rezultat, koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësojet në Kuvend me këta deputetë:
1. Fatmir Limaj
2. Behxhet Pacolli
3. Endrit Shala
4. Haxhi Shala
5. Mirlinda Sopi Krasniqi
6. Albulena Balaj Halimaj
Në krahasim me rezultatet e shpallura:
– VV do të ketë 3 deputetë më pak
– LDK do të ketë 1 deputet më pak
– PDK do të ketë 1 deputet më pak
– AAK-PSD do të ketë 1 deputet më pak