Është bërë e ditur se Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen Eduart Shalsi, zhvilloi një vizitë pune tek një sipërmarrje italiane me administrator shqiptar.
“Është një kompani bijë e një biznesi italian, që operon prej vitesh në Shqipëri dhe eksporton produkte edhe në Itali. Zhvillova një bisedë interesante me Saimirin, inxhinierin me përvojë që kompania i kishte besuar menaxhimin” shprehet Shalsi.
Po ashtu ministri vlerësoi organizimin e punës, pastërtinë, motivimin e punonjësve, si dhe kushtet në të cilat ato punonin duke respektuar kriteret ambientale ndërkohë që kishin eliminuar mbetjet, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.