Është bërë e ditur se të shtunën, më 9 nëntor, nis shkolla shqipe në Glatbrug (Glattbrugg) të Zvicrës për vitin e ri shkollor 2019-2020, shkruan albinfo.ch.
Shkolla shqipe në Glatbrug (Glattbrugg) të Zvicrës ka nisur mësimdhënien për këtë vit shkollor. Ajo u bën thirrje fëmijëve e prindërve të komunitetit shqiptar të mësojnë shqip për të ruajtur kulturën dhe identitetin e tyre.
Këtë e ka bërë të ditur Mimoza Bejkollari Dako, duke u bërë thirrje nxënësve shqiptarë që ta mësojnë gjuhën shqipe.
“Ejani të mësojmë shqip në Glattbrugg çdo të shtunë, prej orës 13:30-15:15!” /Albinfo.ch




