Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka gjetur golin e radhës me Fenerbahcen në Superligën e Turqisë.
Ai në fillim të ndeshjes, në minutën e 6-të i ka dhënë epërsi Fenerbahçes në duelin që po e zhvillon në këto momente me skuadrën e Kasimpasas.
Muriqi ka realizuar nga pika e bardhë. Te Kasimpasa titullar po luan futbollisti tjetër kosovar, Loret Sadiku.