Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e Kosovës fton bashkatdhetarët të marrin pjesë në aktivitetet kulturore të organizuara në Suedi.
Gjeni më poshtë agjendën
1) Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në Qendrën Kulturore të Kosovës në Malmo të Suedisë organizon shfaqje të dy filmave dhe një ligjërate nga dramaturgu Haqif Mulliqi.
Data: 10 nëntor 2019
Adresa: Qendra Kulturore e Kosovës në Malmo – Östa Hinbyvägen 26 B.
21374 Malmö
Ora: 13:00
2) Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me shoqatën “Marie Shllaku” organizojnë aktivitetin tribunë me temën “Kosova në sytë e mërgatës dje dhe sot” në Vetland të Suedisë.
Data: 16 nëntor 2019
Adresa: Ekenässjön, rruga Alegatan, Bruksgärden
Ora 11:30
3) Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Asocionin e shoqatave shqiptare në Suedi, organizojnë festivalin e “Poezisë dhe muzikës krijuese në Diasporë”.
Data: 23 nëntor 2019
Adresa: Qendra Kulturore e Kosovës në Malmo – Östa Hinbyvägen 26 B.
21374 Malmö
Ora 16:00
4) Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me shoqatën Eleonora, organizojnë manifestimin “Ditët e shqiptarëve” në Malmo të Suedisë.
Data: 29 nëntor 2019
Adresa: Hyllie Folkets HUS
Hyacintgatan 2 Malmö
Ora 19:00.