Policia Kufitare në Qafë Botë të Sarandës ka ndaluar shtetasin A.A., 25 vjeç, banues në fshatin Vermik, Vlorë.
25-vjeçari ka ardhur nga shteti grek dhe gjatë kohës që po bëhej verifikimi i tij në sistemin hyrës, është larguar me shpejtësi duke tentuar t’u shpëtojë shërbimeve.
Shërbimet e Policisë iu vunë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e tij në vendin e quajtur “Varrezat e Konispolit”.
Në tetor të 2018-ës ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet me anë të mashtrimit shtetasit italian G.L.
Vepër penale për të cilën Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme.