Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, më në fund do të kthehet në fushën e gjelbër.
Xhaka do të luajë në ndeshjen ndaj Vitoria Guimares këtë javë në Ligën e Evropës, përcjell albinfo.ch.
Futbollisti shqiptar nuk ka luajtur për londinezët që nga zëvendësimi në ndeshjen ndaj Crystal Palace.
Ylli shqiptar ka humbur dy ndeshje dhe ka kërkuar falje për incidentin e ndodhur, duke treguar arsyen përse ishte i nervozuar.
Tashmë mbetet të shihet nëse Xhaka do të vazhdojë të jetë kapiten i Arsenalit.
Ndeshja Vitoria-Arsenal zhvillohet të mërkurën, nga ora 18:00.