Futbollisti nga Kosova, Edon Zhegrova, ka bërë një të jashtëzakonshme me Baselin në ndeshjen kundër Xamax.
Ylli i Kosovës asistoi në golin e barazimit për skuadrën e tij, të cilën e shënoi Kemal Ademi. Ndeshja përfundoi 1:1, derisa në golin e mysafirëve asistoi Taulant Seferi.
Zhegrova pas kësaj paraqitje u përfshi në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Zhegrova ka pasur shumë pak minuta në skuadrën zvicerane, prej kur u huazua nga Genk-u i Belgjikës.
Ai ka shënuar vetëm një gol me Baselin në Superligën zvicerane.