Udhëheqësi i Qendrës për luftë kundër ekstremizmit në Ungusheti, Ibrahim Eldzharkiev dhe vëllai i tij janë vrarë në Moskë, raportojnë mediat ruse.
Vrasjet kanë ndodhur në rrugën Anohina, kurse në videon që është publikuar në internet mund të shihet vrasësi, i cili fillimisht qëllon një person, që sipas pamjeve është Eldzharkiev që po qëndronte në afërsi të një parkingu, përcjell albinfo.ch.
Personi i dytë, që besohet të jetë vëllai i tij, po dilte nga vetura në drejtim të vëllait, megjithatë edhe ai është qëlluar nga sulmuesi.
Por, edhe pse filloi të vrapojë dhe të ikë nga vendi i ngjarjes, sulmuesi u rikthye për një moment për t’u bindur nëse ka qëlluar personin e duhur.
Udhëheqësi i Qendrës për luftë kundër ekstremizmit në Ungusheti, Ibrahim Eldzharkiev dhe vëllai i tij janë vrarë në Moskë, raportojnë mediat ruse.
https://youtu.be/NyXnDINxRc4