Sania, vajza 14 vjeçe me prejardhje nga Kosova, me qëndrim në Giesen të Gjermanisë, ditë më parë ishte shpallur e humbur. Pasi që ishin mbushur pothuaj katër ditë të mungesës së saj, ishte alarmuar edhe policia për të ndriçuar fatin dhe për të gjetur vendndodhjen e vajzës, shrkuan albinfo.ch. Gjetja e telefonit të saj mobil në stacionion hekurudhor të Giesenit e kishte bërë edhe më të misterioze humbjen e saj.
Por, po atë ditë që është dhënë alarmi, të martën, në mbrëmjen e 29 tetorit, vajza është paraqitur shëndosh e mirë, shkruan extratip.com.
Siç njofton policia, “vajza e re është paraqitur në mbrëmjen e të martës, më 29 tetor në një qendër kontakti dhe ndihme për fëmijë dhe të rinj në Giesen. Aty ajo është marrë në përkujdesje të qendrës në fjalë.
Arsyet e zhdukjes së saj duhet të ndriçohen në kuadrin e hetimeve”, thotë më tutje policia.