Linjat në fjalë janë ato midis Gjenevës dhe St. Gallen, Luganos dhe Bazelit dhe Montreux-Cyrih, njoftoi të mërkurën agjencia zvicerane e lajmeve Keystone-SDA, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Transportit në Zvicër ra dakord për përfundimin e licencës së kompanisë dhe ndërprerjen e operacioneve më 15 nëntor.
Roger Müri, drejtori i EUROBUS, i tha agjencisë së lajmeve se autobusët që lidhin Zvicrën me vendet fqinje do të vazhdojnë të funksionojnë.
Grupi operon me 300 autobusë. Kjo kompani është partneri lokal i Flixbus për udhëtime kombëtare.