Pas frustimit të madh ndaj tifozëve të Aresnalit, të dielën, Federata e Futbollit të Zvicrës i ka dhënë mbështetje të plotë kapitenit Granit Xhaka, shkruan albinfo.ch.
Xhaka kishte reaguar me ashpërsi ndaj tifozëve gjatë zëvendësimit në barazimin 2 me 2 të së dielës ndaj Crystal Palace.
Duke vendosur dorën në vesh ndaj turmës dhe duke iu thënë atyre “q*** të gjithë” para se të largohej nga fusha, ishte veprimi i Xhakës që u kritikua.
Kjo ka ngjallur spekulime se do t’i hiqet shiriti i kapitenit, por Federata e Futbollit të Zvicrës ka zbuluar të martë se ata kanë qenë “në kontakt me Granitin” dhe insiston se “qëndrimi i tij nuk ndryshon” si kapiten i vendit të tyre.
“Ne jemi në kontakt me Granitin. Ne i vlerësojmë cilësitë dhe rëndësinë që ai posedon për skuadrën kombëtare. Si rezultat, qëndrimi i tij nuk do të ndryshojë”.
Xhaka ka bërë 78 paraqitje te skuadra kryesore e Zvicrës dhe së fundmi ka drejtuar në rolin e kapitenit kombëtaren e tij në fitoren 2 me 0 ndaj Republikës së Irlandës.