Vedat Muriqi është duke shkëlqyer në kampionatin turk, duke shënuar pothuajse në çdo javë.
Ai po shkëlqen në Fenerbahçe dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e sulmuesit nga Prizreni, përcjell albinfo.ch.
Muriqi nuk po shkëlqen vetëm në kampionatin turk, por edhe me Kosovën, derisa së fundi shënoi një super gol në fitoren e Fenerbahçes kundër Konyasporit me rezultat 5:1.
“Ne nuk mund të ishim në një hap me shpejtësinë e golave sot. Vedati e ka shënuar njërën ndër golat më të bukura që e kam parë ndonjëherë. Tifozët mund të mos duan të largohen nga stadiumi sot. Ndërkohë, Vedat Muriqi vlen 100 milionë euro”, shkroi gazetari turk Sercan Hamzaoglu.
“Muriqi është sulmuesi më i mirë në ligë, kjo s’është as e debatueshme. Bisha kosovare”, shkroi Aaron E Armstrong.
“Vedat Muriqi ka shënuar në të gjitha ndeshjet që Fenerbahce i ka fituar në këtë sezon të Superligës (5 gola, 5 fitore). Ndikues”, shkroi @OptaCan.
“Vedat Muriqi është i madh. Ky lojtar është i jashtëzakonshëm, është i mrekullueshëm”, shkroi @TurcFootball.