Së fundi është bërë e ditur se Gjykata Supreme e Kosovës ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e votave të diasporës.
Adnan Rrustemi, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, e ka bërë të ditur këtë lajm.
Po ashtu sipas vendimit të Gjykatës Supreme, 4 mijë e 639 vota do të numërohen.
Në njoftimin e tij në Facebook shkruan se mijëra vota të bashkatdhetarëve do të numërohen.
“Mijëra fletëvotime të bashkatdhetarëve të mbajtura të bllokuara do të numërohen”- shkruan Rrustemi.


