Një nëntëvjeçar nga Gjakova po kryen punën e policit, për të parandaluar shkeljet në trafik.
Rrezak Kinolli këtë e ka pasion dhe tash e disa ditë po e ushtron në lagjen e tij. Për moshën e tij, ka sjellje goxha profesionale. Pasi kontrollon dokumentet, ai shqipton edhe gjobat për shkelësit e rregullave.