I tmerrshëm po vazhdon të jetë komunikacioni në kryeqytetin e Prishtinës.
E sidomos tani pas funksionimit të daljes së re, nga qyteti në rrethin e madh i njohur si “Rrethi i Fushë Kosovës”.
Në një video që ka shkuar në adresë të Indeksonline shihet se si janë bllokuar veturat në këtë pjesë të qytetit.
Por, përveç kësaj pjese edhe lagjia e te “Albimall” ku edhe po rregullohet nje rrethrrotullim ka kolona të gjata.