Të gjitha fitimet e këtij koncerti do të shkojnë për organizatën YWCA për të mbështetur gratë me kancer gjiri. Këtë lajm e ka zbuluar kryebashkiaku Veliaj, me anë të një postimi në Facebook.
“Jam shumë i lumtur që një talent i rrallë dhe një mike e çmuar si Ermonela Jaho kthehet në Tiranë për t’iu bashkuar zërit të vajzave dhe grave shqiptare në një koncert bamirësie. Ky koncert mbart një mision shumë fisnik që është mbledhja e fondeve për tetorin rozë. Merr mikeshat dhe mos e humb datën 22 tetor, ora 19:00, te salla e Katedrales Ortodokse.
Ps. Të gjitha të ardhurat e këtij koncerti do t’i kalojnë YWCA për punën e saj në ndërgjegjësim dhe mbështetjen për gratë e prekura”, shkruan Erion Veliaj bashkangjitur videos së publikuar.
Koncerti do të zhvillohet ditën e sotme dhe pritet që pjesëmarrja të jetë e tepër e madhe./lapsi.al
“Jam shumë i lumtur që një talent i rrallë dhe një mike e çmuar si Ermonela Jaho, kthehet në Tiranë për t’ju bashkuar zërit të vajzave dhe grave shqiptare në një koncert bamirësie. Ky koncert mbart një mision shumë fisnik që është mbledhja e fondeve për tetorin rozë. Merr mikeshat dhe mos e humb datën 22 tetor, ora 19:00, te salla e Katedrales Ortodokse. Ps. Të gjitha të ardhurat e këtij koncerti do t’i kalojnë YWCA për punën e saj në ndërgjegjësim dhe mbështetjen për gratë e prekura”, shkruan Erion Veliaj bashkangjitur videos së publikuar.
Koncerti do të zhvillohet ditën e sotme dhe pritet që pjesëmarrja të jetë e tepër e madhe, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.