As VMRO-DPMNE-ja nuk pranon të ketë në tavolinë emra konkretë, të cilët do të vijnë në postin e ministrit të Brendshëm ose ministrit për Punë dhe Politikë Sociale. Sipas Kodit Zgjedhor, përveç këtyre dy dikastereve, opozitës i takojnë edhe postet e tre zv.ministrave.
VMRO-DPMNE-ja thotë se mbetet e hapur për bashkëpunime dhe koalicione edhe me parti të tjera, përfshirë edhe ata shqiptare.
Kabineti i ri qeveritar teknik duhet të kompletohet më 3 janar, 100 ditë përpara zgjedhjeve të cilat, në bazë të marrëveshjes së liderëve pritet të mbahen më 12 prill. Deri më 3 janar do të ndodhë edhe dorëheqja e kryeministri Zaev dhe në vend të tij të vij kuadër i ri nga radhët e pushtetit. Në opinion nuk kanë vonuar të qarkullojnë edhe emrat e personave që mund ta zëvendësojnë atë. Mes tjerash, për postin e kryeministrit teknik janë përfolur ministri i Brendshëm aktual, Oliver Spasovski, ose ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska. Të dy të përfolurit njëkohësisht do të duhet të lëshojnë kolltuqet e tyre për kuadrot e opozitës, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.