Islam Alijaj është kandidati për deputet në Parlamentin e Zvicrës, i njohur përveç tjerash si person me aftësi të kufizuar. Albinfo.ch ka shkruar dida herë për të dhe së fundi edhe e ka intervistuar, në cilësinë e kandidatit nga SP në zgjdhjet që u mbajtën sot.
Ndonëse ka fituar një numër impresiv të votave, as ato nuk i kanë mjaftuar për një vend në parlament.
Ja se çfarë shkruan ai në njüe postim në fb:
“Wow! Pas një fushate emocionuese zgjedhore, qytetarët e Kantonit të Cyrihut më kanë dhënë mbështetjen e tyre me 62,364 vota. Kjo është diçka e madhe.
Fatkeqësisht kjo nuk mjaftoi për të hyrë në Parlamenetin Nacional. Por, për të qenë i sinqertë, moszgjedhja ime më shqetëson më pak sesa mbetja jashtë parlamentit e kolegëve të mi nga partia, Thomas Hardegger dhe Martin Naef. Kjo tregon se politika është padyshim një punë e vështirë. Ne në SP-në e Kantonit të Cyrihut duhet pa asnjë dyshim të shohim ku kemi gabuar…”
Të kujtojmë: Islam Alijaj ka konkurruar në Kantonin e Cyrihut, që është kantoni me numrin më të madh të banorëve në Zvicër. Prandaj dhe numri prej mbi 62 mijë votash nuk i ka mjaftuar për në parlament.