Ai tashmë ka hapur një kompani të re,në bashkëpunim me Emrush Krasniqin, të quajtur “BugSearchers”, e cila është një platformë që ua mundëson kompanive dhe hakerëve të bashkëpunojnë mes vete, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch
Pra, kompanitë për ta siguruar anën e tyre teknologjike, siç janë ëebfaqet në Internet, përmes “BugSearchers” mund të lidhen me hakerët të cilët do të punojnë në sigurinë e faqeve të tyre, duke bërë kështu që të paguhen për punën që bëjnë.
“BugSearchers” është në gjuhën angleze, me qëllimin që të jetë e kuptueshme edhe nga kompanitë tjera jashtë Kosovës, që do t’ua besojnë hakerëve shqiptarë sigurinë e faqeve të tyre.
Çmimet e shërbimeve do të jenë shumë të volitshme për kompanitë.
https://www.facebook.com/iamleutrim/posts/377229873184762