Pse nuk u hapën (negociatat) kur u tha që do të hapen, këtë shkoni dhe kërkojani presidentit të Francës.
Kjo ishte përgjigjja e Edi Ramës për gazetaren Eni Vasili, kur iu tha se kishte premtuar hapjen e negociatave me BE-në që në vitin e parë të qeverisjes, ndërkohë që 6 vjet më pas kjo nuk ka ndodhur ende.
“Nëse Komisioni Evropian do të thoshte se nuk i ka plotësuar Qeveria kushtet, atëherë mund të më kërkoni llogari mua”, shtoi Rama.
Sa i përket deklaratës së presidentit Macron për azilkërkuesit shqiptarë, Rama tha se bëhet për konsum të brendshëm.
“E kam bërë unë këtë debat drejtpërdrejt me presidentin e Francës dhe nuk e di unë, çfarë prisni ju të thotë ai kur i flet elektoratit francez. Unë di këtë, që nuk ka lidhje fare liberalizimi i vizave me negociatat”, tha Rama.