Në një intervistë për BBC ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, shprehet se nuk tremben nga sanksionet që do t’i vendosen dhe se nuk kanë ndërmend të ndalojnë sulmet e nisura.
Ai gjithashtu shprehet se siguria kombëtare është prioriteti numër një dhe pret që aleatët të bashkohen me qëndrimin e Turqisë, shkruan ge, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë që pas tërheqjes së ushtrisë amerikane nga kufiri mes Sirisë dhe Turqisë një javë më parë, kjo e fundit dërgoi forcat e veta për të luftuar kurdët. Synimi i tyre është t’i sprapsë nga kufiri i tyre, duke mos i lejuar të konsolidojnë një shtet të tyre.
Por, aktet e Turqisë patën reagime dhe nga Trump, i cili deklaroi se do të vendoste sanksione shumë të larta në eksportimin e mallrave mes dy vendeve, sidomos ato të municioneve ushtarake, në qoftë se ato vazhdojnë sulmet.